Sekretari gjeneral i Federatës së futbollit të Kosovës, Eroll Salihu i ftuar në Duelin Ditor ka folur në lidhje me kandidimin e tij potencial për kryetar të kësaj federate.
Ai tha se Komiteti Ekzekutiv vendos për këto gjëra, kurse tha se duhet të respektojmë punën e kryetarit, Agim Ademi.
“Komiteti vendos për këto gjëra. Është çështje e kryetarit të Federatës. Nuk është mirë që me lu me fatin e keq të një personi. Ademi ka lënë gjurmë tek ne dhe duhet të kemi respekt për punën e tij. Vendimi për të. Duhet t’i përmbahemi rregullave morale” – tha Salihu duke mos pohuar e as mohuar kandidimin e tij.
Ai gjithashtu tha se nëse hapet konkursi atëherë mund të konkurojnë të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e kërkuara.