“Sa më kishte marrë malli”, Mourinhon thumbon Romën dhe Spurs

Jose Mourinho, trajneri i ri i Fenerbahces në Turqi, nuk i kursen thumbimet ndaj Romës, ish-skuadrës deri në janar.Nga Lisbona ku ndoqi miqësoren Portugali-Kroaci (1-2).

“Më mungonte ndjesia e garimit për fitore. Roma luante për të fituar sepse thonin që me Mourinhon luhet për të fituar, por nuk ishte e vërtetë…Asgjë nuk ndryshoi pas largimit tim. Asgjë nuk ndodhi në kampionat, teksa skuadra doli jashtë skemave në Europë.

Më motivon shumë ideja e luftimit për fitimin e titullit, mundësi që nuk e kisha te Roma. Sikurse te Tottenhami”.

Më pas një koment për favoritët e Euro 2024, aty ku nuk i sheh kampionët në fuqi.
“Të gjithë e mendojnë si unë. Favoritët janë Portugalia, Anglia dhe Franca.Më pas vijnë Gjermania dhe Spanja.

Italia? Nuk besoj… Nuk kanë një brez të talentuar. Nuk ma merr mendja se Italia mund të fitojë përsëri Europianin“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *