Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi sot pritet të prezantohe te skuadra e tij e re, Sparta e Pragës.
Shitja e lojtarit kosovar nga Rapidi i Bucurestit tashmë është konfirmuar dhe ky transferim do të kryet për shifrën e 2 milionë eurove.
Nga kjo shitje e lojtarit 25-vjeçar përfiton edhe skuadra nga Superliga e Kosvoës, Ballkani.
Ekipi nga Theranda ka 15 përqind të kartonit të Ermal Krasniqit, kurse nga kjo shitje do të përfitoj plotë 300 mijë euro bonuse – që është një lajm fantastik për kamponin e Superligës së Kosovës dhe Kupës së Kosovës gjatë sezonit 2023/24.
Ermal Krsaniqi gjatë këtij sezoni me dy skuadrat, si Cluj dhe Rapidi i Bucurestit zhvilloi 34 paraqitje, shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asiste.
Kujtojmë që lojtari kosovar nga Ballkani për në elitën e futbollit rumun te Cluj ishte transferuar gjatë vitit 2023 për 200 mijë euro.