Kjo pritet të jetë ‘goditja’ e parë e Fenerbahces nën urdhërat e Jose Mourinhos

Pasi mbyllën gjithçka rreth trajnerit të ri duke i besuar pankinën një emri të madh si Jose Mourinho, drejtuesit e Fenerbahces janë fokusuar te merkato. Që pritet të jetë e zjarrtë dhe tepër produktive.

Milionat nuk janë problem për klubin nga Stambolli dhe disa emra kanë dalë në skenë si përforcime për ekipin e “Special One”. Ndër to edhe ai i Raheem Sterling, i cili mund të largohet nga Chelsea.

Fenerbahce është gati t’i plotësojë çdo dëshirë 29-vjeçarit, mjafton që të pranojë kalimin në Turqi. Vendim që bëhet disi më i thjeshtë nga ideja e bashkimit me një teknik si Mourinho.

Tifozët e Fenerbahces presin rikthimin te titulli kampion, që mungon prej vitit 2014. Dhe sezoni i ardhshëm pritet të jetë i duhuri për të siguruar sërish trofeun e madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *