“Lewa” pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Rapid Bukureshtit

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani, ka impresionuar që në minutën e parë me fanellën e Rapid Bukureshtit, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në 26 ndeshje.

Disa skuadra të rëndësishme në Evropë janë duke interesuar për sulmuesin e Rapidit, i cili vlerësohet me 3.5 milionë euro nga faqja e specializuar Transfermarkt.

Sipas mediumit rumun Digi Sport, skuadra çeke e interesuar për Rrahmanin është Slavia e Pragës, por ka ofruar vetëm tre milionë euro, ndërsa Rapid kërkon rreth tetë milionë euro.

Kështu, duke qenë se diferenca mes dy palëve është mjaft e madhe, është e vështirë të besohet se sulmuesi nga Kosova do të shitet në Çeki.

Përkundrazi, sulmuesi i Kosovës mund të shitet në Skoci, ku Glasgow Rangers po i afrohet shumë Albion Rrahmanit.

Skocezët janë gati të ofrojnë gjashtë milionë euro për Rrahmanin, i cili në Kosovë është bërë i njohur me nofkën “Lewandowski”.

Së fundmi, drejtuesit e Rapid deklaruan se Albion Rrahmani do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, një rekord që aktualisht mbahet nga Rares Ilie (21 vjeç), futbollist i shitur te OGC Nice për 5 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *