Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me atë të Norvegjisë, testi ky i fundit i “Dardanëve” para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e fundit e Kosovës ishte në muajin mars, ku u mposht në një miqësore nga Hungaria me shifrat 2:0.
Pavarësisht mungesës së Rashicës dhe Muslijës që janë të lënduar, trajneri i Kosovës, Franco Foda bëri të ditur se “të gjithë futbollistët janë mirë dhe të gatshëm”.
Ky është formacioni zyrtar i “Dardanëve”: