Real Madridi kampion, Chelsea fut në “xhep” rreth 15 milionë euro

Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Borussia Dortmundit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Në këtë rast s’ka fituar vetëm skuadra spanjolle, por edhe klubi nga Premier League, Chelsea.

Blutë e Londrës kanë futur në xhep plotë 15 milionë euro bonuse nga madrilenët.

Kjo për shkak të dyshesh, Eden Hazard dhe Kepa Arrizabalaga.

Edhe pse sulmuesi belg është pensionuar nga futbolli, por për shkak se kontrata e tij me Real Madridin skadon gjatë këtij muaji (Qershor), Chelsea ka fituar 6 milionë euro bonuse nga ai.

Në anën tjetër, 9 milionë euro bonuse vijnë nga portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga.

Kujtojmë që titulli kampion ka vlerën e 20 milionë euro, por shifra e një sezoni në Ligën e Kampionëve arrijnë deri në 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *