Punimet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” po ecin me dinamikë të shpejtë. Në pamjet e fundit që ka publikuar i pari i FFK-së, Agim Ademi shihet se tashmë është vendosur edhe sistemi i ngrohjes. Ademi përmes një postimi në Insagram ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë edhe vendosja e barit hibrid.
Pas finales së Kupës së Kosovës në futbollin e femrave, ditën e përmbylla duke vizituar punimet e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Punimet po shkojnë sipas planifikimit dhe sigurisht se po bëhet një punë shumë e mirë. Shumë shpejt do të fillojë vendosja e barit hibrid. Bashkë për futbollin”, ka shkruar Ademi.
Sipas parashikimeve të punëmarrësit fusha pritet të jetë e gatshme më 6 korrik.