Zyrtare: Chelsea e konfirmon të ardhmen e Pochettinos

Përmes një komunikate në faqen e klubit, Chelsea e ka bërë zyrtare se ka arritur marrëveshje të ndërsjellë me trajnerin Mauricio Pochettino për t’i ndarë rrugët në fund të këtij sezoni.

Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajneri i Chelseat nga sezoni i ardhshëm 2024/25.

Drejtorët sportiv të klubit, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley thanë:

“Në emër të gjithëve në Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për shërbimin e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *