Ferizaj shpallet kampion, vjen urimi i presidentit të FFK-së

Ferizaj edhe zyrtarisht është pjesë e ALBI Mall Superligës së Kosovës, ku sot në një ditë feste ngritën lartë Kupën e më të mirit në Ligën e Parë të Grupit B.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të FFK-së, i cili ka uruar Ferizaj për një kampionat të shkëlqyer, shkruan Gazeta OLLE.

Ferizaj i bashkohet Suharekës në një vend që siguron Superligën, ndërsa akoma ka mbetur edhe një vend i hapur, ku do vendoset pas sezonit të rregullt.

Reagimi i Presidentit Agim Ademi në Facebook:

???? Urime FC Ferizaj rikthimi në AlbiMall Superligë!

???? Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B është një sukses i merituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm për klubin tuaj.

???? Me punën tuaj profesionale, organizimin e mirë, përkushtimin e gjithsecilit në klub dhe mbështetjen e tifozëve arritët që brenda një viti të riktheheni në elitë.

???? Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët, tifozët “Ujqit” dhe të gjithë qytetarët ferizajas për këtë sukses. Uroj që në edicionin e ardhshëm me paraqitjet tuaja t’i jepni hijeshi Superligës dhe të kontribuoni në rritjen e mëtejme të nivelit të futbollit në vendin tonë.

???? Mirë se u riktheve në Superligë!

???? Urime Ferizaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *