Lineker thotë se dalja e Messit në fushë do të jetë e mjaftueshme pasi deri në fund të sezonit do të luhet pa tifozë
Legjenda e Anglisë, Gary Lineker, gjithmonë ka treguar ‘dashurinë’ që ka për Lionel Messin.
Së fundmi ai ka folur për futbollin pa tifozë në stadiume, sipas të cilit ato do të duken të bukura vetëm me praninë e 10-shit të Barcelonës.
“Messi është ndoshta e vetmja gjë që ne do të jemi në gjendje të shijojmë dhe në stadiumet e boshatisura”, tha ai për BBC.
Bundesliga tashmë ka rinisur dhe po luhet pa tifozë, në Spanjë dhe Itali futbolli nis javën tjetër, kurse në Angli pas më shumë se 10 ditësh.