Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Suharekën për inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Ademi ka shtuar se ky rrugëtim ka qenë i jashtëzakonshëm falë përkushtimit të stafit, duke uruar shkëlqimin e njejtë në elitën e futbollit kosovar.
Postimi i plotë nga Agim Ademi:
“Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë dhe inkuadrimi në AlbiMall Superligë është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tuaj.
Përkushtimi dhe puna e palodhur e drejtuesve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve tuaj është një shembull frymëzues për të gjithë.
Uroj që në edicionin e ardhshëm të vazhdoni të shkëlqeni dhe t’i sjellni vlera shtesë AlbiMall Superligës.
Mirë se vjen në elitën e futbollit kosovar!”