Drenica gjen “fajtorin” pas dy rezultateve negative

Drenica ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas barazimit të sotëm ndaj Ballkanit në Suharekë.

Skuadra nga Skenderaji fajsëson ndarjen e drejtësisë, si në ndeshjen ndaj Prishtinës për Kupë ashtu edhe ndaj Ballkanit në Superligë.

Ky është reagimi i Drenicës:

Duke analizuar rrjedhen e dy ndeshjeve, asaj gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll mes KF Prishtina dhe KF Drenica, si dhe ndeshjen e sotme kampionale të xhiros 23, në mes të KF Ballkani dhe KF Drenica, ne si klub reagojmë dhe shprehim pakënaqësitë tona në lidhje me ndarjen e drejtësisë në këto dy ndeshje.

Fillimisht në duelin ndaj Prishtinës, pas akordimit të penalltisë në favorin tonë në minutën 88, edhe pas ekzekutimit të penalltisë, lojtarët e Prishtinës ishin futur brenda zonës së 16 metershit , gjyqtari kryesor, Genc Nuza nuk e perserit penalltinë dhe kjo ishte një shkelje e rregullave të lojës së futbollit.

Ndërkohë në duelin e sotëm, të zhvilluar në Suharekë, gjyqtari kryesor i ndeshjës në minutën e 74, anuloi gol të pastër të ekipit tonë, pas shënimit më ‘gërshërë’ nga Argjend Bardhi, për qudi, gjyqtari Alban Shala , anuloi këtë gol, me pretekstin e lojës së rrezikshme.

Qysh në fillim të këtyre ndeshjeve pas pandemisë kanë filluar dëmtimët për ekipin tonë, andaj bëjmë apel tek organët kompetente në FFK, që të marrin masa dhe të mos ndodhin më dëmtime të tilla për skuadrën tonë dhe referimi të jetë në nivel.

ReagimDuke analizuar rrjedhen e dy ndeshjeve, asaj gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll mes KF…

Posted by FC Drenica – Faqja Zyrtare on Sunday, June 7, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *