“Kundër Ballkanit të gjitha skuadrat luajnë ndryshe”, Munishi nuk është aspak i lumtur me barazimin pa gola me Drenicën.
Ballkani ka humbur kreun në IPKO Superligë pas barazimit në Therandë me Drenicën, duke mbetur tani një pikë prapa Dritës.
Në emisionin ‘Koha Shtesë’ të Super Sport, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi lëshoi edhe kritika për kundërshtarët.
“Skuadrat kur luajnë kundër Ballkanit, mbrohen me 10 futbollistë, pastaj fillojnë me zhagit lojën. Zhagitja e lojës nuk është korrekte dhe nuk i ndihmon aspak futbollist tonë”, u shpreh Munishi.
“Askush nuk na ka bërë dhurata neve si disa të tjerëve. Po i shoh kundërshtarët se si po luajnë kundër Ballkanit dhe si kundër ekipeve tjera”, shtoi ai.
“Por, ne kemi fuqi, talent forcë për me i mund të gjitha skuadrat”.