Kanë përfunduar ndeshjet e sotme çerekfinale të Europa League.
Befasia e madhe ndodhi në Anfield, aty ku Liverpool u mposht thellësisht nga Atalanta me rezultat 0-3.
Scamacca dy herë dhe Pasalic një realizuan për fitoren e italianëve.
Në anën tjetër derbi italian mes Milanit dhe Romës u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0-1.
Golin e vetëm të takimit e shënoi, Mancini në minutën e 17’të të takimit.
Leverkuseni i Xhakës nuk po ndalet as në Europë.
West Ham ishte ‘viktima’ e radhës e skuadrës së drejtuar nga Alonso. Gjermanët fituan me rezultat 0-2.
Ndeshja tjetër mes Benficas dhe Marseille u përmbyll me rezultat 2:1 për portugezët.