Ancelotti përballë Guardiolës, statistikat e dy kolosëve të Champions-it

Dueli mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt është edhe ndeshja mes dy trajnerëve, të cilët kanë fituar shpesh herë Ligën e Kampioneve.

Kjo është hera e parë ku përballë njëri-tjetrit janë dy teknikë, të cilët numërojnë së bashku 7 triumfe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Ancelotti ka prekur pesë herë finalen me Milanin dhe Realin dhe ka fituar plot 4 herë kupën më të famshme. Ndërsa Guardiola me Barcelonën dhe Manchester Cityn ka mundur të shkojë katër herë në finalen e kompeticionit duke humbur vetëm një herë.

Sa u përket dueleve direkte tekniku italian është më përpara. Në sezonin 2013-2014 Reali i Ancelottit eliminoi Bayernin e Guardiolës në gjysëmfinale duke e mundur dy herë (1-0, 4-0).

Të dy teknikën u përballën përsëri edhe në sezonin 2021-2022. Edhe në këtë përballje i fituar doli Ancelotti pasi Reali i tij eliminoi Cityn e Guardiolës në gjysëmfinale (anglezët fituan në Manchester 4-3, madrilenët në Spanjë 3-1).

banner
Dueli i tretë mes të dyve mori jetë vitin e kaluar dhe Guardiola për herë të parë arriti që të eliminonte teknikun italian. Ndeshja në Spanjë përfundoi 1-1 ndërsa në Manchester 4-0.

Siç dihet në duelin e këtij sezoni City shikohet si favorit edhe përse luan duelin e kthimit në shtëpi. Ky detaj shikon si më të favorizuar spanjollin pasi në plot 21 sezone skuadra e tij, e cila ka luajtur ndeshjen e kthimit në shtëpi, është kualifikuar për më tej.

Gjithashtu në të tilla kushte ai numëron edhe 7 eliminime: (Inter 2010, Chelsea 2012, Real Madrid 2014, Barcelona 2015, Atlético 2016 (të gjitha gjysëmfinale), Liverpool 2018 dhe Tottenham 2019 (çerekfinale).

Trajnerët me më shumë ndeshje në Champions:

Ferguson 214 ndeshje 115 fitore

Wenger 208 ndeshje 103 fitore

Ancelotti 205 ndeshje 119 fitore

Guardiola 173 ndeshje 112 fitore

Lucescu 152 ndeshje 59 fitore /rtsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *