Edon Zhegrova po shkëlqen më skuadrën franceze të Lilës dhe tashmë ka rënë në sy të klubeve më pretigjoze të Italisë, teksa po monitorojnë anësorin kosovar.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës po ndiqet me kujdes kryesisht nga Juventus dhe Napoli, dy skuadra që kërkojnë të rikthehen vitin tjetër në garë për titullin kampion.
Do të ishte kulmi i karrierës për Zhegrovën, i cili ka ngjitur dalëngadalë shkallët, për të ardhur këtu, ku dy “big” të Serisë A kërkojnë shërbimet e tij.