Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka komentuar fitoren e thellë që ekipi i tij arriti sot ndaj Ferizajt.
Dallku u shpreh i lumtur me fitoren e thellë duke theksuar konkretizimin e rasteve, i cili sipas tij i ka munguar Prishtinës në ndeshjet e kaluara.
“Ishte një fitore e rëndësishme, na gëzon fakti që rastet që kishim arritëm t’i konkretizojmë në gola.
Atmosfera në klub është fantastike, më bëhet qefi që realizimi i golave ishte i shpërndarë në të gjithë ekipin, të gjithë lojtarët e sulmit realizuan gola”.
Ne vazhdojmë përpara, i marrim ndeshjet një nga një dhe ecim drejt objektivave tona”.
I pyetur lidhur me barazimin e sotme të Gjilanit dhe Ballkanit ai nuk deshi të komentojë.
“Nuk jam idhtarë të shikojë punën e ekipeve tjera. Me rëndësi është performanca e ekipit tim, por mirë që kundërshtarët tanë në garën për titull kanë lëshuar pikë” – tha ai.
Prishtina arriti të fitoi 8-1 ndaj Ferizajt në takimin e zhvilluar sot në “Fadil Vokrri”.
Me këtë fitore Prishtina ngritet në kuotën e 44 pikëve dhe vazhdon luftën për titullin kampion, tani në vendin e tretë me dy pikë më pak se lideri Drita dhe një më pak se Ballkani.