Llapi i Batatinës, lideri i ri i Superligës

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi me fitoren e sotme 3:0 ndaj Lirisë mori primatin në renditjen tabelare me një pikë para Ballkanit.

Bekteshi e Maliqi shënuan për Llapin në pjesën e parë, kurse Hyseni shënoi për 3:0 në të dytën.

Fitore sot shënoi edhe Feronikeli 74 i Shefki Kuqit që e mposhti ekipin në formë Fushë Kosovën me rezultat minimal 1:0.

Me këtë fitore, Feronikeli 74 tani ka 29 pikë në vendin e shtatë, kurse Fushë Kosova mbetet e nënta me 20 pikë të grumbulluara.

E pa fitore u mbyll dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, 1:1.

Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e barazhit me 26 pikë, kurse Dukagjini është i gjashti me 34 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *