Borussia Dortmund rikthehet të fitojë një ndeshje kampionati në “Allianz Arena” pas 10 vitesh.
Verdhezinjtë mposhtën 0-2 Bayernin falë golave të Karim Adeyemit (10’) dhe brazilianite Ryerson (83’).
Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Edin Terzic që renditet në vendin e katërt, duke qenë brenda objektivit Champions.
Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.