Barcelona mund të marrë një shumë të madhe parash nga klubi arab Al Hilal për shërbimet e sulmuesit brazilian Raphinha.
Raphinha është lidhur me një largim nga Barcelona gjatë muavje në vazhdim, si pjesë e ndryshimeve që do të bëhen tek blaugranasit në 2024.
27-vjeçari vazhdon të mbetet një lojtar mjaft i rëndësishëm për Barcelonën, por klubi mund të detyrohet të shesë të paktën një nga yjet e ekipit, për të balancuar situatën e tyre delikate financiare.
Krahas interesimit nga Liga Saudite, ofertat për Raphinhan nuk mungojnë as nga Liga Premier, raporton Diario Sport.
Liga Saudite pritet që të bëjë edhe disa transferime të mëdha gjatë verës, dhe emri i brazilianit është lakuar si kandidat potencial për transferim.
Për ta bërë realitet transferimin e tij, drejtuesit e klubit nga Lindja e Mesme kanë shprehur gatishmërinë të paguajnë 100 milionë euro për kartonin e Raphinhas.
Së fundmi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha se ata nuk detyrohen që të bëjnë shitje të lojtarëve, megjithëse pritet të shihet gjatë verës se si do të rrjedhin gjërat