Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Kosova të premten luan miqësoren e parë kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa më 26 mars luan kundër Hungarisë në Budapest.
Në stërvitjen e parë të Kombëtares nën urdhrat e selektorit Franco Foda munguan disa lojtarë të cilët priten të bashkohen ditëve në vijim.
Kapiteni Amir Rrahmani, pastaj Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Mirlind Kryeziu, Donat Rrudhani, Florent Muslija, Blendi Idrizi, Bersant Celina dhe portieri Arijanet Muric ishin mungesat e sotme.