Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante dhe befasi.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova e ka shokuar Ballkanin duke e mposhtur 2:0.
Alden Skrijelj i siguroi sot fitoren vendasve, me dy golat e tij në minutën e 10’ dhe në minutën e 52’.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Gjilanit, e cila e mposhti 3:0 Lirinë me ndihmën e golave të Heric (minuta e 8’), Roganovic (minuta e 46’) dhe Basha (minuta e 85’).
Ndërkaq, ndeshja mes Malishevës dhe Llapit ende nuk ka përfunduar, ku rezultati qëndron 2:1 në favor të Malishevës.