Nga Kryeziu te Hazrollaj, Gripshi e Ajzeraj – dribluesit më të mirë në Superligë

Superliga e Kosovës është futur në fazën finale, ku vendoset skuadra kampion, por edhe ato që dalin në Evropë dhe ekipet që bien nga elita e futbollit kosovar.

Shumë nga futbollistët këtë edicion kanë shkëlqyer, derisa Sofa Score në bashkëpunim me Telegrafin ka zbuluar 10 dribuluesit më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.

Sulmuesi i Ballkanit, Almir Kryeziu ndodhet në krye të kësaj liste me 4,86 driblime për ndeshje apo me një saktësi prej 71 për qind.

Menjëherë pas tij vije super talenti i Malishevës, Drilon Hazrollaj që ka 4,64 driblime për ndeshje, apo me një përqindje të saktë prej 61%.

Nazmi Gripshi dhe Almir Ajzeraj kanë përqindjen e saktësisë së driblemeve të njëjtë prej 75 për qind, derisa ylli i Ballkani ka 4,32 driblime për ndeshje derisa anësori i Dritës 3,83.

Në pozitën e pestë është kapiteni i Dukagjinit të Klinës, Altin Mërlaku me 3,35 driblime për ndeshje apo me një saktësi prej 68 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *