Arsenali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas 14 viteve

Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 14 viteve.

Por, arritja deri këtu nuk ishte aspak e lehtë për “Topçinjtë” që u desh të fitonin vetëm pas ekzekutimit të penalltive

Nuk pati një çerekfinalist pas 180 minutave lojë në ndeshjen Arsenal – Porto.

Pas fitores minimale 1:0 të Portos në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë e bëri edhe Arsenali sonte në “Emirates Stadium”.

Goli i vetëm i ndeshjes sonte erdhi në minutën e 41-të kur shënoi Trossard.

Kësisoj, ndeshja shkoi në vazhdime, si alternativa e dytë për ta përcaktuar ekipin fitues.

Megjithatë, as vazhdimet nuk dhanë një çerekfinalist, e as gola tjerë.

Si alternativë përfundimtare ishte ekzekutimi i penalltive.

Aty, Arsenali ishte më i mirë, duke fituar 4:2, falë dy pritjeve vendimtare të portierit David Raya.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *