Llapi mposht Gjilanin dhe merr kreun, Prishtina e pëson nga Drita

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në basketboll, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita e ka mposhtur 1:0 Prishtinën.

Golin e vetëm e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 61’ të ndeshjes.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Llapi, i cili e mposhti Gjilanin me shifrat 2:1. Kjo fitore e rrëzon Ballkanin nga pozita e liderit, ndërsa Llapi e merr kreun e tabelës.

Golat për llapjanët i shënuan Ahmed Januzi (minuta e 45+1’) dhe Muhamet Hyseni (minuta e 89’), kurse golin e nderit për Gjilanin e shënoi Senad Jarovic në minutën e 71’.

Ndërkaq, pa gola është mbyllur ndeshja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.

Rezultatet e sotme i gjeni më poshtë.

Drita 1:0 Prishtina

Llapi 2:1 Gjilani

Dukagjini 0:0 Fushë Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *