Kupa e Kosovës rikthehet në aksion me dy super takime sot, vëmendja në Klinë dhe Lipjan

Kupa e Kosovës rikthehet sot në aksion me dy duele të jashtëzakonshme, Dukagjini – Drita dhe Prishtina – Trepça 89.

Dukagjini ka vetëm një shpresë për të qenë përsëri pjesë e garave evropiane, dhe ajo mundësi është që të fitojnë Kupën e Kosovës, duke parë se në kampionat skuadra klinase ka mbetur prapa pozitave që dërgojnë klubet në nivelin ndërkombëtar.

Por për të arritur deri aty, së pari skuadra e Armend Dallkut do duhet të eliminoj Dritën, e cila vije pas humbjes ndaj Fushë Kosovës në vikend, me bardhekaltërit të cilët do tentojnë të rikthejnë Kupën në Gjilan pas dy dekadave.

Trepça 89 ka eliminuar skuadrën e Llapit për të qenë në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupë, mitrovicasit do të takohen me fituesin aktual Prishtinën në udhëtim, me minatorët të cilët e kanë të vetmen mundësi për të qenë në Evropë edicionin tjetër, pasi që dihet se aktualisht janë në Ligën e Parë.

Prishtina si fituese aktuale, ndeshjen do e luaj në Lipjan, me kryeqytetasit të cilët objektivin kryesor këtë vit e kanë daljen në garat evropiane, dhe duke parë tabelën e klasifikimit në ALBI Mall Superligën e Kosovës, për skuadrën e Egbos, përsëritja e suksesit të vitit të kaluar është primare.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *