Liverpooli e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Nottinghamit me një gol të shënuar në minutën e 980të të ndeshjes.
Shpëtimtari i Liverpoolit ishte Nunez i cili realizoi gol me kokë, për t’ia dhënë tri pikë të plota ekipit të Kloppit.
Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon ta mbajë vendin e parë me katër pikë më shumë se City i cili është në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa ka pesë pikë më shumë se Arsenali, i cili është në vendin e tretë, e që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.