Fundjava me përballje shumë interesante në Superligë

Fundjava sjell xhiron e 23-të të Superligës në futboll, me tri ndeshje të shtunën e dy të tjera të dielën.

Liderin, Ballkanin e pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Dukagjini, i cili është i papërshtatshëm si vendas.

Suharekasit që tri xhiro nuk kanë marr fitore dhe me një rezultat negativ edhe të shtunën mund ta humbasin lidershipin.

Në krahun tjetër, klinasit kërkojnë të mbeten në garë për pozitën e pestë, pasi momentalisht janë të gjashtit dhe vetëm një pikë e ndanë nga synimi.

Një pikë më pak se Ballkani ka Llapi i dyti dhe të shtunën i shkon Feronikelit 74 që me në krye Shefki Kuqin janë bërë tejet të papërshtatshëm për kundërshtarët.

Llapjanët e lëshuan një rast ideal që xhiron e kaluar me fitore të dalin në krye por dështuan dhe kërkojnë që mos ta përsërisin këtë edhe këtë vikend. Nikli është i shtati në tabelë me 23 pikë.

Ekipi i tretë i tabelës, Drita i shkon Fushë Kosovës dhe cilësohet favorite për të marr një tjetër fitore dhe të rrëmbej njërën nga dy pozitat e para.

Të kaltrit nga Gjilani kanë hyrë në seri të mirë me tre fitore radhazi, kurse Fushë Kosova, pas disa humbjeve, vikendin e kaluar mori një pikë ndaj Lirisë së parafundit.

Të dielën, Prishtina e pret pikërisht Lirinë. Kryeqytetasit nuk dinë për fitore që tri javë dhe kjo ecuri ka bërë që të ngecin në ndjekje të pozitës së katërt.

Atë vend e mbanë Malisheva që të dielën luan në udhëtim te Gjilani. Malishevasit janë ekipi në më formë i momentit, ndërsa të kuqtë nga Gjilani në pesë sfidat e fundit, i kanë pesë barazime dhe janë të tetit me 22 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *