Fortuna Dusseldorf sot u ndal me barazim 2:2 me Hoffenheim në kuadër të javës së 30-të të Bundesligës.
Valon Berisha luajti për 66 minuta por nuk arriti të lërë gjurmë, ashtu siç nuk ka bërë ende me Dusseldorfin.
Që nga huazimi i tij nga Lazio, Berisha ka zhvilluar 10 ndeshje, në të cilat ende nuk ka arritur të shënojë apo asistojë.
Kujtojmë se Dusseldorf është pranë zonës së kuqe që bie në Bundesliga 2, teksa janë vetëm edhe 4 ndeshje deri në fund të sezonit.
Me shumë gjasa, mesfushori kosovar do të rikthehet prapë te Lazio në verë.