Kanë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Drita ka triumfuar në derbin e madh ndaj Ballkanit dhe është rikthyer përsëri në garën për titull.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 0, me Mesan që realizoi golin e vetëm në minutën e 65-të, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo humbje e Ballkanit bën të ‘zjarrtë’ tashmë garën për titullin kampion, sepse me një fitore të mundshme të Llapit nesër ndaj Fushë Kosovës, skuadra e Batatinës do t’i afrohej në vetëm një pikë.
Malisheva poashtu siguroi fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 0 me 2, me portierin Kolaj që bëri dy gabime të mëdha tek dy golat e realizuar.
Feronikeli 74 dhe Gjilani barazuan pa gola, 0 me 0.