Superliga e Kosovës vjen sot me ndeshjet e xhiros së 21-të, atje ku do të zhvillohet një ndeshje spektakolare.
Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Gjilan, ku përballen dy skuadrat e mëdha të futbollit kosovar, Drita dhe Ballkani.
Dy sfida të tjera shumë interesante zhvillohen edhe ajo mes Prishtinës dhe Malishevës si dhe Feronikelit ’74 dhe Gjilanit.
Ndërkohë ditën e enjte në program janë dy duele të tjera për tu zhvilluar. Dukagjini pret Lirinë, derisa Llapi synon tre pikët ndaj Fushë Kosovës për tu afruar edhe më shumë në renditje.