Thomas Tuchel konfirmohet në stolin e Bayernit, të paktën për momentin, megjithatë skenarët mund të ndryshojnë nga momenti në moment.
Kjo pasi raportet e trajnerit me futbollistët e ekipit nuk janë aspak të mira dhe pikërisht kjo duket të jetë arsyeja që bavarezët kanë pësuar tre humbje radhazi, dy në kampionat dhe një në Champions.
Pas disfatës ndaj Bochum, Joshua Kimmich u konfrontua ashpër me ndihmësin e Tuchel, Zsolt Low, teksa vetëm ndërhyrja e kapitenit Manuel Neuer bëri që mes të dyve të shmangej një sherr me duar.
Përveç Kimmich, edhe Muller, Goretzka e De Ligt nuk kanë raporte të mira me trajnerin Tuchel, që duket se ka humbur tërësisht kontrollin në dhomat e zhveshjes dhe nëse shkarkimi nuk erdhi këtë fundjavë, mund të vijë në të ardhshmen në rast të një tjetër rezultati negativ.