“Gruaja ime rrezikoi të humbiste fëmijën në sfidën me Serbinë”

I ftuar në emisionin “Pop Culture” këtë radhë ka qenë ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.

Sigurisht që gjatë intervitës Andi Lila u pyet edhe për shumë tema të tjera ku nuk mund të mungonte edhe ndeshja në Serbi.

Në lidhje me këtë temë Lila u përgjigj:

“Kur ishim në Serbi duke luajtur gruaja ime ishte shtatzënë dhe shkoi në spital pasi rrezikoi të humbiste fëmijën”. Momenti që mbrojtësi i Tiranës nuk do ta harrojë kurrë është goli kundër Interit në San Siro.

“I shënova gol Interit në San Siro dhe do ja tregoj edhe fëmijëve të mi atë gol” shprehet duke qeshur.

Por përsa i përket aventurës me Parmën lojtari i Tiranës tregon se ishte një nga momentet e tij më të këqija. “Kur u transferova te Parma klubi kishte probleme të mëdha financiare dhe skuadrën e bleu përfundimisht një shqiptar Rezart Taçi dhe unë aty humba kursimet e një viti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *