KF Flamurtari ka njoftuar se është bërë më autobus të ri. Klubi kryeqytetas është bërë me autobus të ri dhe futbollistët do të jenë më të akomoduar gjatë udhëtimeve për ndeshjet që do t’i zhvillojnë si mysafir, shkruan Insporti.com.
Në ndeshjen ndaj Dritës në Gjilan që e zhvilluan sot, ‘kuqezinjtë’ udhëtuan me pamjen e re të autobusit të tyre.
I veshur me ngjyrat ‘kuqezi’ dhe logon e klubit, tashmë mjeti transportues i kryeqytetasve kishte marrë pamjen e dëshiruar.
“Një ekip, një ëndërr” – është motoja e re e klubit të Flamurtarit, të cilin e kanë vënë edhe në autobusin e tyre.
Por, autobusi i ri duket se nuk ka arritur efektin e duhur për t’i motivuar më shumë futbollistët, pasi pësuan humbje në Gjilan.
Flamurtari pësoi humbje ndaj Dritës e humbën me rezultat minimal 1:0.