Çfarë fati – Përparim Islami mund të tranaferohej në verë tek…

Partizani prej disa sesionesh merkatosh është në kërkim të gjetjes së një alternative cilësore për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Në janar të kuqtë kanë qenë në bisedime me mbrojtësin kosovar Përparim Islami, por Feronikeli u bë pengesë duke mos e lënë lojtarin që të vishej i kuq.

Mes palëve ka pasur një akord për të biseduar sërish këtë verë, pasi 25-vjeçari dilte lojtar i lirë.

Por ky transferim nuk mund të kryhet tani, pasi lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit që Feronikeli luajti në Kupë ndaj Ballkanit, shkruan Panorama Sport.

Përparim Islami ishte futbollisti i parë që e ka pësuar në rikthimin e futbollit kosovar pas ndërprerjes gati 3-mujore për shkak të pandemisë “COVID-19”.

Ai lëndoi gjurin në sfidën ndaj Ballkanit. Stafi mjekësor i Feronikelit ka dalë dje me një qëndrim në lidhje me dëmtimin e Islamit: “Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj FC Ballkanit në Suharekë, mbrojtësi i skuadrës sonë, Përparim Islami, pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga fusha. Islami pas testeve të bëra dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike, ka konfirmuar që ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë. Ai do t’i nënshtrohet operimit ditëve në vijim me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Në këto kushte, Partizani duhet të bëjë plane të reja për krahun e djathtë të mbrojtjes për sezonin e ri futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *