Futbollisti shqiptar i Paderborn, Klaus Gjasula vazhdon të vendosë rekorde të reja në Bundesligë me mënyrën e tij teksa paraqitet si një “luftëtar” në fushën e lojës.
Përpara ndeshjes me Leipzig ishte vetë trajneri i kundërshtarëve, Nagelsman, që foli për mesfushorin shqiptar.
Pikërisht për temën e ndëshkimeve me kartonët e verdhë, duke thënë se lojtarët e Leipzig duhet të luajnë shpejtë për të evituar kontaktin me Gjasulën.
Por pavarësisht këshillave, vetëm 22 minuta loje nevojiteshin dhe kartoni i verdhë është nxjerrë për këtë futbollist.
.Kjo ishte hera e 16 që ndëshkohej në këtë mënyrë, ndërsa ka zhvilluar 26 ndeshje. Rekordi absolut në Bundesligë mbahej nga Tomas Hajto, që në sezonin 1998/1999 ka marrë 16 kartona të verdhë në sezon.
Pra në historinë e futbollit gjerman do të kemi Gjasulën si lojtarin më të ndëshkuar, pasi Bundesliga po vazhdon dhe në këto ritme, do të jetë e vështirë që mesfushori shqiptar të mbetet vetëm në barazimin e rekordit.
Gjithashtu një fakt tërësisht interesant është se Gjasula nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq në këtë sezon, pavarësisht se ka rrezikuar shumë herë.