Presidenti Ademi komenton shortin: Është solid ne besojmë se do ta fitojmë Grupin

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka komentuar shortin e hedhur sot në Paris për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshje Lituania – Gjibraltar.

Numri një i FFK-së ka thënë se është short solid dhe ata do të luftojnë për ta fituar Grupin dhe Ligën C, derisa ka siguruar se edhe trajneri i ri shpejt do të emërohet dhe do të fillojë punën në përgatitjen e skuadrës.

“Është short solid, nuk do ta quaja as të lehtë e as të vështirë. Gjithsesi duke e parë formën e grupit të lojtarëve unë besoj fuqishëm se do ta fitojmë Grupin dhe Ligën C. Uroj që gjatë rrugëtimit të mos kemi lëndime të futbollistëve dhe në këtë mënyrë në kontiunitet të luajmë më ekipin më të mirë. Gjithsesi e mira është se para ndeshjeve të Ligës së Kombeve do të kemi tri ndeshje miqësore të cilat do ti shërbejnë trajnerit ta përgatit ekipin në mënyrën më të mirë dhe të jetë gati për ndeshjet kualifikuese”, ka thënë Ademi.

Të kujtojmë se para ndeshjeve në Ligën e Kombeve Kosova do të luaj miqësore me Hungarinë, Armeninë dhe Norvegjinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *