Sulmuesi i Rapid Bukuresht, Albion Rrahmani, ka arritur të gjejë golin e tetë sezon në Superligën e Rumanisë.
Në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Otelul, sulmuesi ynë ka arritur që të shënojë që në minutën e 5-të.
Ai mori një top, kaloi dy mbrojtës për të tundur rrjetën për 1-0.
Rrahmani që është kthyer në dëmtimi ka gjetur golin e dytë në stinorin pranveror, ndërsa në total ka tetë gola.
Te Rapid nga minuta e parë po luan edhe Ermal Krasniqi, ndërsa në bankë është Florent Hasani. /Telegrafi/