Xhudisti Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.
Është trajneri Driton Kuka, i cili ka shprehur krenarinë e tij me këtë medalje dhe të tjerat të fituarat ndër vite në këtë garë.
“Edhe njo…Medalja nr 15 si Coach në garën më të madhe dhe më madhështore të xhudos! Kosova jonë tash e 12 apo 13 vjet merr medalje në Paris!”, ka shkruar Kuka.
Ai ka treguar edhe për të arriturat në tatami të xhudistëve tjerë.
“Dardan Cena tri fitore të mëdha u radhit i 7. Laura sot se kishte ditën e saj por do ju kthehet shpejt medaljeve!”.
“Kosova mbi të gjitha”.