Valon Berisha me rrëfim interesant: Refuzova Aston Villën dhe Manchester Cityn

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Radio Dukagjin, ka rrëfyer refuzimin e tre klubeve elitare të Premierligës angleze në futboll.

31-vjeçari Valon Berisha ka rrëfyer se në moshën 14 dhe 15 vjeç ka pasur prova dhe oferta nga klubet e njohura angleze si Chelsea, Manchester City dhe Aston Villa, por të cilat i ka refuzuar.

“Chelsea ka qenë skuadra e parë që kam qenë në prova si 14-vjeçar. Aty kam qenë tri herë. Pastaj kam qenë në Aston Villa dhe Manchester City.

Këto dy të fundit më kanë ofruar edhe oferta të mira për moshën që kam pasur. Më kanë ofruar edhe studimet anash, por e kam ndier veten shumë të ri për tu larguar nga familja për të jetuar vetëm.

Përveç tyre e kam pasur një familje që i ka shikuar aspektin e edukatës dhe shkollimit shumë dhe kjo më ka bërë që ta marrë vendimin për të qëndruar në Norvegji për të përfunduar shkollën dhe me qenë më afër familjes.

Mosha nuk ka qenë më e mira pasi me 14-15 vjet je ende fëmijë dhe për këtë kam vendos me qëndrua në Norvegji”, ka thënë Valon Berisha për Radio Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *