Trajneri i kombëtares së Portugalisë, Roberto Martínez, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo do të jetë gati për ndeshjet e Euro2024 në aspektin fizik.
“Kur mbërrita në ekipin kombëtar, ishte një objektiv shumë i qartë që të kisha një raport, një pasaportë të të gjithë lojtarëve dhe çfarë u duhej në drejtim të rikuperimit. Nuk ka statistika për lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe gjithashtu për Pepe (40 vjeç). Ne duhej ta kishim këtë statistikë. Dhe tani, ne jemi të sigurt se Cristiano mund të luajë dy ndeshje në katër ditë. Ne kemi një vlerësim shumë të qartë. Nuk ka dyshim për këtë”, tha Martínez në një intervistë për Lusa.
Trajneri theksoi se Ronaldo “është një shembull se si një lojtar jep gjithçka për ekipin”, i cili në Gjermani, do të përpiqet të përsëris arritjen e vitit 2016, vit në të cilin ai fitoi kampionatin europian.
“Ne kishim një kualifikim perfekt dhe Cristiano ishte një kapiten shumë i rëndësishëm për të nisur këtë periudhë të re. Përshtypja ime, kur fola për herë të parë me të për përzgjedhjen, ishte ajo e një personi 18-vjeçar, me shumë vullnet” tha ai.