Takohen krerët e katër Federatave më masive në vend, flasin për të ardhmen e sportit të Kosovës

Krerët e federatave më masive në vend, futbollit, basketbollit, hendbollit e volejbollit janë takuar sot në një drekë punë ku kanë biseduar për sportin dhe të ardhmen e tij në vendin tonë.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar me theks të veçantë për grupin e tifozëve Dardanët nga të cilët pritet një mbështetje edhe më e madhe për Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Drekë pune e katër federatave më masive dhe më të suksesshme në vendin tonë në sportet kolektive.

Bashkë me presidentin e Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, presidentin e Federatës së Hendbollit, Eugen Saraqini dhe presidentin e Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci diskutuam me tone pozitive dhe shkëmbyem ide e mendime për projektet dhe proceset sportive të federatave që i udhëheqim.

Përveç tjerave pjesë e posaçme e diskutimit ishin edhe grupet e tifozëve të klubeve, e me theks të veçantë organizata e tifozëve të Kombëtares, Dardanët.

E vlerësuam të nevojshme që të kontaktohen këto grupe të tifozëve dhe të shpalosen projekte për organizimin e tyre sa më të mirë. Në të gjitha temat që diskutuam arritëm pajtueshmëri të plotë.

Me këtë rast u vendos që katër federatat më masive të jenë bashkë në proceset sportive, gjithmonë në të mirë të sportit. Takimi i radhës u vendos të mbahet në muajin shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *