Bayerni përmbys rezultatin, shënon dy gola të shpejtë

Bayern Munichu ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin BayArena dhe është e vlefshme për xhiron e 30-të të Bundesligës.

Në minutën e 42-të të ndeshjes, Leon Goretzka shënoi për ta përmbysur rezultatin në favor të skuadrës së Hansi Flick, që kishte qenë duke pësuar fillimisht disfatë me rezultat 1:0, raporton Gazeta Express.

Vetëm pak momente më vonë shënoi edhe Serge Gnabry, për ta kaluar Bayernin në epërsi 3:1./Gazeta-Topi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *