Chelsea dhe Middlesbrough do të përballen sonte përsëri në EFL Cup.
Ndeshja e parë gjysmëfinaliste kishte përfunduar në të mirë të Middlesbrough.
Rezultati i takimit të parë ishte 1 me 0, me Chelsean që duhet të kërkojë përmbysjen në ‘Stamford Bridge’.
Sipas medieve britanike, Armando Broja nuk pritet të jetë titullar në këtë takim, me klubin që tashmë e ka vendosur në merkato sulmuesin shqiptar.
Chelsea: Petrovic: Gusto, Disasi, T Silva, Colwill; Caicedo, Fernandez; Madueke, Gallagher, Sterling; Palmer
Middlesbrough: Glover; Ayling, Fry, Clarke, Engel; Barlaser, Howson; Hackney, Rogers, Azaz; Forss