Bayer Leverkusen ka befasuar kampionët aktual në minutën e tetë të takimit, transmeton Insporti.
Pas një aksion të bukur Lucas Alario u gjendet i vetëm me Manuel Neuer, nga ku shënoi për t’i dhënë epërsinë fillestare “Aspirinave”.
Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë-loje por VAR konfirmoi se ishte gjithçka në rregull.
Leverkusen është në rrugë të mbarë për të bërë “double” mbi ekipin e drejtuar nga Hansi Flick, pasi edhe në takimin e parë në “Allianz Arena” kishte fituar me rezultat 1-2.
レヴァークーゼン vs バイエルン・ミュンヘン
Alarioの先制ゴール
1-0@Soccer_King_0
pic.twitter.com/MWjVRsaUXF— Follow→@Soccer_king_0 (@Cortes_King_0) June 6, 2020