Presidenti Agim Ademi ka vizituar sot skuadrën e Dritës gjatë qëndrimit në Turqi.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës shfaqi interesimin e tij për fazën përgaditore dhe punën e skuadrës së Dritës në përgjithësi.
“I shoqëruar nga dy nënkryetarët z. Agim Dibrani dhe z. Bakir Burri si dhe kryetari i LRF-ve z. Ismajl Ajeti, presidenti Ademi u njoftua për ecurin e ekipit në këtë fazë përgaditore dhe për punën në përgjithësi që po bëhet në ekipin tonë.” thuhet në njoftimin e FC Dritës.
Ademi gjatë qëndrimit në Turqi ka vizituar edhe klubet e tjera kosovare që po përgaditen për stinorin e ri pranveror.