Fedarata gjermane dënon dy yjet e Dortmundit, arsyeja komike!

Futbollisti i Borussia Dortmundit vendosi të rimodelojë stilin e tij të flokëve gjatë kësaj jave.

Por duket se “e qethura” i ka kushtuar vërtetë shtrenjtë dhe faturën duhet ta paguajë te Federata Gjermane e Futbollit.

Kjo pasi futbollisti nuk ka përdorur maskë dhe mjete të tjera të ngjashme mbrojtjeje gjatë kohës që ka qenë në kontakt me berberin e tij, duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren e miratuar për futbollistët e Bundesligës.

Nëpërmjet një komunikate, Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se ka gjobitur fantazistin Jadon Sancho për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga koronavirusit.

Për të njëjtën arsye ka gjobitur edhe futbollistin tjetër të Dortmundit, Manuel Akanji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *