Muriqi do të mungojë edhe këtë muaj

Koha e kthimit të Vedat Muriqit do të zgjatet ende.

Sulmuesi kosovar nuk do të jetë në aksion as gjatë këtij muaji.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre.

“Nuk mendoj se do ta shohim Muriqin në janar”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Muriqi kishte pësuar lëndim në nëntor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Izraelit.

Rikuperimi i tij i plotë po merr më shumë kohë se sa që pritej në fillim.

Kësisoj, sulmuesi prizrenas pritet t’i mungojë Mallorcas për së paku edhe katër ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *