Chelsea kërkon sulmues të ri, Broja opsioni i parë për t’u larguar

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit të janarit.

“Blutë e Londrës”, janë duke kërkuar një sulmues të ri, pas dështimit të Nicolas Jacksonit dhe zhgënjimit me paraqitjet e sulmuesit shqiptar.

Gazetari Matt Law, i cili është i afërt me skuadrën e Mauricio Pochettinos, raporton se Armando Broja, duhet të bëjë një zgjidhje nëse Chelsea transferon një sulmues të ri.

Synim i Chelseat, është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.

Por, Osimhen para disa dite firmosi kontratë të re me ekipin italian.

Kurse, sulmuesi shqiptar Broja ka pasur shumë oferta në të kaluarën nga klubet tjerë nga Londra, si Fulham dhe West Ham United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *